Home Bota Trump gjobite...

Trump gjobitet me 9 mijë dollarë dhe paralajmërohet me burgosje

52
0

Gjykatësi që kryesonte gjyqin e Donald Trump e gjobiti me 9000 dollarë për shpërfillje të gjykatës dhe kërcënoi se do ta “burgoste” për shkeljen e një urdhri që e ndalonte të bënte deklarata kundër dëshmitarëve dhe jurisë.

“Është paralajmëruar se Gjykata nuk do të tolerojë shkelje të vazhdueshme të qëllimshme të urdhrave dhe nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme, do ta dënojë atë me burg”, tha gjykatësi Juan Merchan në një vendim me shkrim.

Gjykatësi e shpalli vendimin e tij para Trump në fillim të seancës së sotme. Ai e gjobiti atë me 1000 dollarë për çdo shkelje (nëntë gjithsej) të urdhrit të tij.

Përpara se të fillonte gjyqi, gjykatësi e ndaloi Trump të sulmonte verbalisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë, siç bën rregullisht përmes postimeve në rrjetin Truth Social.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit