Home Aktualitet 6 marsi, Beri...

6 marsi, Berisha: Basha i përfshirë në korrupsion me qeverinë. Kandidati Spahia: Ka tradhtuar demokratët

53
0

Në Postribë të Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë Shkodër, Bardh Spahinë. Në fjalën e tij, Berisha tha se këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në ndërsa theksoi se Basha është i përfshirë në korrupsion me qeverinë.

”Basha u bashkua me vepra korruptive të qeverisë. Për të qenë opozitë e vërtetë, duhet të kthejmë vlerat për të cilat jemi ndërtuar dhe njëra prej tyre është liria dhe të drejtat njerëzore. 100% e vërtetë, që adn-në e PD-së janë të përndjekurit politikë, se ata kanë sakrifica të pafundme për dinjitetin njerëzor. Sot përballë kandidatit tuaj, garon dhe kandidatja e Ramës, e cila përfaqëson armikun më të egër të Shkodrës, pas Enver Hoxhës”.

Kandidati Bardh Spahia, deklaroi se Lulzim Basha ka tradhtuar demokratët. ”Basha na ka tradhtuar neve si demokratë. Më 6 mars nis ndryshimi i madh në Shkodër e në mbarë Shqipërinë. Këto zgjedhje quhen vendore, por janë tërësisht politike, sepse ne e nisëm me primare, ku me votë të lirë anëtarët e PD zgjodhën përfaqësuesit e vet. Ndihem thellësisht mirënjohës prej besimit nga ju, por ndjej edhe peshën e besimit që ma keni dhënë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit