Home Aktualitet 700 fashikuj ...

700 fashikuj për koncesionin e sterilizimit, Beqaj ”ngec” në SPAK për 7 orë: Për një USB duhet të paguajë 10 mln lekë

40
0

Për dosjen e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ”u ngujua” në ambientet e SPAK-ut për 7 orë, ku u njoh me aktet e dosjes. Beqaj tha pas daljes nga SPAK se lexoi 15 fashikuj nga dosja prej 700 fashikujsh. Nga ana tjetër, shtoi se ka bërë kërkesë të pyetet sërish nga hetuesit.

”Lexova vetëm 15 fashikuj. Kemi paraqitur memot siç thashë para 10 ditësh. Kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore. Kemi bërë kërkesë që të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit. Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e procedurave është online. Në këtë fazë praktikisht kam pajtuar një avokat dhe deri në përfundim të gjyqit i përballon studio avokatisë. Dhe në fund bën faturat. Secili prej nesh në proces për të marrë vetëm një usb duhet të paguajë 10 milionë lekë. Këto janë tarifat në fuqi për të cilat jemi të detyruar të ndjekim atë proces që kemi filluar para disa javësh”, tha Beqaj.

Beqaj nuk ka pranuar të paguajë për të marrë dosjen me 700 fashikuj që SPAK po bëhet gati ta dorëzojë në GJKKO me kërkesën për të filluar gjykimin. Avokati i Beqajt tha më herët se bëhet fjalë për një faturë të kripur rreth 10 milionë lekë të vjetra.

”Pasi lexuam dy vendimet në kërkuam që të merrnim kopjen e akteve siç na e njeh të drejtën ligji. U përballëm me faturën 10 mln lekë të vjetra vetëm për materialet e skanuara PDF. Është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikujt, deri tani jemi te fashikulli numër 2. Vendimi për përfundimin e hetimeve. Gjithë të pandehurit e tjerë refuzuan të paguajnë këtë fature dhe bëmë kërkesë të njihemi me aktet e dosjes fizikisht. Na u dha një afat 24 orë për të shqyrtuar 700 fashikujt”,-tha Ermal Yzeiraj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit