Home Aktualitet Tetë arsye ps...

Tetë arsye pse ikin të rinjtë në Angli

397
0

Nga: Alban Daci

Sepse të rinjtë shqiptarë edhe pse të shkolluar duhet të kenë një mik për të gjetur një punë të merituar.

Të rinjtë ikin, se shikojnë çdo të enjte makinat luksoze të deputetëve dhe të ministrave që parkojnë përballë Parlamentit makina të shtrenjta dhe pse kur e kanë nisur karrierën e tyre politike ishin me pantallona doku apo me këpucë të grisura.

Të rinjtë ikin, sepse sillen me urbana nëpër Tiranë dhe shikojnë fëmijët e deputetëve e politikanëve me makina luksoze edhe pse nuk kanë punuar një ditë në jetën tyre.

Të rinjtë ikin, sepse jetojnë në Tiranë me shtëpi me qira e ndërsa politikanët kane vila e jetojnë në komplekse luksoze e në fakt marrin rroga më pak se 1 mijë euro në muaj.

Të rinjtë ikin, sepse nuk shikojnë shpresë për të ndërtuar një jetë dinjitoze me ndershmëri.

Të rinjtë ikin, sepse e shikojnë thuajse të pamundur të shkollohen, sepse prindërit e tyre nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar e fëmijët e politikanëve diplomohen në Londër, Paris apo në New York.

Të rinjtë ikin, sepse rrogat e tyre janë të pamjaftueshme për të jetuar e ndërsa politikanët me korrupsion e me pushtet janë bërë milarderë e biznesmenë më të ardhura që do i kishte zili edhe Trump.

Të rinjtë ikin se jetojnë në një shtet ku politikanët janë pashallarë e qytetarët janë të nënshtruar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit