Home Aktualitet 80-vjetori i ...

80-vjetori i Çlirimit, ministri Peleshi: Ngrihet Komision Shtetëror për organizimin e festimeve

34
0

Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për vendimin e marrë për ngritjen e një komisioni shtetëror të drejtuar prej tij për festimet e 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Për të këto evente synojnë të nxisë atdhedashurinë te brezat e rinj.

“Sot Këshilli i Ministrave ka marrë projektvendimin për shpalljen e viti mbarëkombëtar për festimet për 80-vjetorin e çlirimit të vendit e ngritjen e komisionit për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e çlirimit.

Drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra dhe drejtues të disa institucione si drejtoria e arkivave, Biblioteka Kombëtare dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, organizata e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve.

Nuk do të jetë vetëm për 29 nëntorin, por do të jetë përgjatë gjithë vitit jo vetëm evente festive, por edhe shkencore, të ndryshme që synojnë të nxisin atdhedashurinë për atdheun te brezat e rinj. Do të jetë një vit që integron shumë organizata”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit