Home Aktualitet 99 vite më pa...

99 vite më parë, Ahmet Zogu ishte në shënjestër të një atentati

60
0

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje një ngjarje të 99 viteve më parë, kur më 23 shkurt të vitit 1924, Ahmet Zogu u vu në shënjestër të një atentati.

Asokohe kryeministër, Ahmet Zogu u qëllua me pistoletë, teksa ishte duke ngjitur shkallët e godinës së Parlamentit. Atentatori ishte 17-vjeçari, Beqir Valteri. Sipas arkivit të DPA, incidenti krijoi një situatë tensioni mes legjislatorëve, por zhurmënaja u shua prej vetë kreut të ekzekutivit, i cili kërkoi vijimin normal të seancës parlamentare.

I rënë në duart e xhandarëve, Valteri dorëzohet nën premtimin e Zogut për t’i falur jetën. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se prapa këtij atentati qëndronte si nxitës Avni Rustemi. Valteri i riu nga Mati u fal nga Zogu, i cili akordoi në emër të tij edhe një të drejtë studimi në Europë. Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj klime tensioni, Zogu u dorëhoq nga posti i kryeministrit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit