Kreu i NASA-s la të kuptohet se disa UFO mund të jenë forma jete jashtëtokësore ose qenie nga një univers alternativ.
“Shpresoj fort që me atë lloj teknologjie, të mos jetë një kundërshtar këtu në Tokë”, citohet të ketë thënë ai, duke rikthyer sërish debatin e nxehtë të ekzistencës së alienëve.
“Çfarë mendoni se po bëjmë ne në Mars? Po kërkojmë shenja jete. Është pjesë e misionit të Nasës. A ka planete të tjera ku ka jetë, këtë duam të shohim”, është shprehur ai.
Nelson shtoi se ka folur me pilotët e marinës që kanë parë dicka të cuditeshmë atje lart.
“Ata nuk e dinë cfarë është, ne nuk e dijmë cfarë është, por dicka ka dhe nuk e mohojmë. ka shumë pyetje të cilave jemi përpjekur t`i japim përgjigje. Cfarë apo kush është atje? Kush jemi dhe ne vete. Si arritëm këtu, si u zhvilluam e si u qytetëruam. Dhe a janë të njëjtat kushte atje në një univers që ka kushedi sesa diej të tjerë, e kushedi sa galaktika- është aq i madh sa nuk mund ta imagjinoj“, vazhdon komenti i tij./zoom.al/