Home Bota Kreu i NASA, ...

Kreu i NASA, Bill Nelson: UFO-t? Shpresoj se me atë teknologji të lartë, që nuk shpjegohet, të mos jenë kundërshtarët tanë!

1246
0

Kreu i NASA-s la të kuptohet se disa UFO mund të jenë forma jete jashtëtokësore ose qenie nga një univers alternativ.

Bill Nelson, i caktuar që prej muajit maj nga administrata Biden si administrator i agjensisë amerikane të hapësirës, u shpreh se nuk është i sigurtë se çfarë janë me saktësi disa prej fenomeve të paidentifikuara ajrore që kanë parë pilotët e marinës.

“Shpresoj fort që me atë lloj teknologjie, të mos jetë një kundërshtar këtu në Tokë”, citohet të ketë thënë ai, duke rikthyer sërish debatin e nxehtë të ekzistencës së alienëve.

“Çfarë mendoni se po bëjmë ne në Mars? Po kërkojmë shenja jete. Është pjesë e misionit të Nasës. A ka planete të tjera ku ka jetë, këtë duam të shohim”, është shprehur ai.

Nelson shtoi se ka folur me pilotët e marinës që kanë parë dicka të cuditeshmë atje lart.

Ata nuk e dinë cfarë është, ne nuk e dijmë cfarë është, por dicka ka dhe nuk e mohojmë. ka shumë pyetje të cilave jemi përpjekur t`i japim përgjigje. Cfarë apo kush është atje? Kush jemi dhe ne vete. Si arritëm këtu, si u zhvilluam e si u qytetëruam. Dhe a janë të njëjtat kushte atje në një univers që ka kushedi sesa diej të tjerë, e kushedi sa galaktika- është aq i madh sa nuk mund ta imagjinoj“, vazhdon komenti i tij./zoom.al/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit