Laçi e ka nisur sezonin me një fitore të madhe 3-1 përballë Teutës. Tre gola për 3 pikë për kurbinasit, që sërish kanë pretendime në sezonin e ri.
Në pjesën e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Velkovskit në minutën e 12-të. Në të dytën, vendasit shënojnë edhe dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit, fillimisht me Adeleken dhe më pas me Mazrekajn.
Durrsakët zgjohen në minutën e 66-të dhe ngushtojnë shifrat me Jazxhi, por vetëm kaq, pasi kurbinasit arritën që të ruanin rezultatin deri në fund.
Bylis gjithashtu e nisi sezonin me një fitore 2-0 ndaj Kastriotit. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Ballshiotët do të shënonin dy gola të shpejtë me Entoni në minutën e 65-të e më pas Kaçorri do të dyfishonte shifrat.