Home Sporti Laçi e nis me...

Laçi e nis me fitore sezonin ndaj Teutës, triumfon dhe Bylis ndaj Kastriotit

59
0

Laçi e ka nisur sezonin me një fitore të madhe 3-1 përballë Teutës. Tre gola për 3 pikë për kurbinasit, që sërish kanë pretendime në sezonin e ri.

Në pjesën e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Velkovskit në minutën e 12-të. Në të dytën, vendasit shënojnë edhe dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit, fillimisht me Adeleken dhe më pas me Mazrekajn.

Durrsakët zgjohen në minutën e 66-të dhe ngushtojnë shifrat me Jazxhi, por vetëm kaq, pasi kurbinasit arritën që të ruanin rezultatin deri në fund.

Bylis gjithashtu e nisi sezonin me një fitore 2-0 ndaj Kastriotit. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Ballshiotët do të shënonin dy gola të shpejtë me  Entoni në minutën e 65-të e më pas Kaçorri do të dyfishonte shifrat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit