Home Sporti Guardiola ësh...

Guardiola është unikal, gjobit veten për një gabim që bëri me Foden

621
0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjobiti veten për një koment të bërë ndaj Phil Foden. Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, fitoi respektin e Pep Guardiolës në sezonin 2020/21.

Foden shënoi 16 gola në të gjitha kompeticionet dhe u emërua Lojtari i Ri i Vitit në Angli pasi City rifitoi titullin e Premier League. Guardiola ka folur rregullisht për dashurinë e Fodenit si lojtar dhe person, por të dy patën një përplasje në tetor 2020.

Katalanasi pati probleme me një goditje dënimi të realizuar nga Foden në një fitore 3-1 ndaj Porto në Champions League. Guardiola u zemërua me Foden për mosndjekjen e udhëzimeve të tij.

Sipas James Ducker nga The Telegraph, Guardiola bërtiti: “M***n Phil! Dreqi e mori! Nuk bëre atë që thashë!”.

Vërejtja me fjalë të pista nuk u mor mirë nga Foden, i cili mendoi se Guardiola kishte standarde të dyfishta. Guardiola i kërkoi falje mesfushorit në atë kohë, por mendoi se duhej të shkonte më tej.

Të nesërmen, në një takim me të gjithë ekipin erdhi një falje e dytë dhe Guardiola mori vendimin për të gjobitur veten. Një gjest që u vlerësua nga grupi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit