Home Aktualitet Sonte luhet g...

Sonte luhet gjysmëfinalja e kthimit, PSG dhe Dortmund duan një biletë për finalen e Championsit

80
0

Sonte nrë mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë e gjysmëfinales mes Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë përballje, gjermanët hyjnë me avantazhin prej 1-0 nga sfida e parë që u zhvillua një javë më parë. Golin e fitores e shënoi Nicolas Fullkrug në minutën e 36-të.

Pas 11 vitesh, verdhezinjtë kërkojnë një tjetër biletë për në finale, ndërsa PSG shpreson shumë që ky të jetë viti i duhur për të fituar më në fund Champions League.

7 herë janë përballur ndërmjet tyre Dortmund dhe PSG, me francezët që numërojnë 2 fitore, 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa në dy duele ka fituar Dortmund.

Formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Barcola, Mbappé.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit