Home Sporti Nuk ka supriz...

Nuk ka supriza, Atalanta fiton 1-2 në Salerno dhe i merr Romës vendin e pestë

64
0

Në Salerno, vendasit e Salernitanës u mundën 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Edhe pse me rotacion në ekip, bergamaskët ia dolën të merrnin tri pikë kundër një rivali pa objektiva pasi sezonin e ri do luajnë në Serie B. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ku Salernitana shënoi me Tchaouna në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë barazoi Scamacca në të 57 minutë, para se Koopmeiners të realizonte të dytin vetëm gjashtë minuta më vonë. Në këtë sfidë dhjetë minuta në fundin e lojës luajti edhe Gjimshiti.

Atalanta dhe Roma kanë nga 60 pikë, me bergamaskët që janë në vendin e pestë që do të thotë zona Champions League, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit