Home Sporti Trajneri i Be...

Trajneri i Belgjikës kandidat për të marrë drejtimin e Milanit

79
0

Trajneri aktual i Belgjikës Domenico Tedesco është ndër kandidatët për stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm. Siç raportohet nga portali i specializuar francez Footmercato, drejtuesit e kuqezinjve kanë planifikuar tashmë një takim me Tedescon për të kuptuar nëse mund të arrijnë një marrëveshje.

I lindur në 1985, ai ka pasur karrierë si trajner në Gjermani dhe Rusi. Fillimisht te Schalke 04, më pas te Spartak Moskë dhe RB Leipzig.

Ai është trajner i Belgjikës që nga shkurti i vitit 2023, ndërkohë që nga sezoni i ardhshëm mund të tentojë një aventurë te Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit