Home Rajoni 900 mln euro ...

900 mln euro nga BE! Kurti: Bizneset të bashkëpunojnë me qeverinë

24
0

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë. Ai shtoi më tej se janë identifikuar 6 miliardë euro investime në infrastrukturë të re dhe për ta përmirësuar atë aktualen.

Kurse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se në fondin që ndahet për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mund të përfitojë 945 milionë euro.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paraqitur projekte që kjo ministri ka ndërmarrë në sektorin e energjisë. Sipas saj, vitin e kaluar kanë pasur mbi 100 aplikime për skemën për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje për bizneset. Rreth 30 për qind e përfituesve kanë qenë gra, të cilat posedojnë biznese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit