Home Sporti Daku në forma...

Daku në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë

20
0

Mirlind Daku vijon të lërë gjurmë në elitën e futbollit rus me skuadrën e tij, Rubin Kazan. Sulmuesi gjilanas ka shënuar sërish, ku edhe kësaj radhe goli i tij ka qenë vendimtar për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme.

Daku ishte vendimtar duke shënuar në minutat shtesë për t’i siguruar Rubin Kazanit një pikë të madhe në barazimin 2-2 në transfertë ndaj CSKA Moska. Falë paraqitjes fantastike dhe golit të shënuar, Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin e javës së 27-të në elitën e futbollit rus.

Deri më tani, Daku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Superligën e Rusisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit