Home Sporti Juve dhe Mila...

Juve dhe Milan e mbyllin me barazim në Torino

84
0

Supersfida e kësaj jave në Serie A mes Juventusit dhe Milanit, nuk prodhoi fitues. Barazim 0-0 në Torino, në një sfidë mjaft të luftuar nga të dyja palët.

Të zotët e shtëpisë e nisën më mirë ndeshjen. Në minutën e 14-të, Gatti lëshoi sinjale me një goditje nga distanca, ndërsa në të 20-tën radha ishte e Cambiassos, gjuajtja e tij tokazi përfundoi jashtë.

Shumë pak për të thënë për kuqezinjtë në 45 minutat e para, përveç një tentative të Leaos. Pas gjysmë ore lojë, bardhezinjtë shfaqen sërish në portën mysafire me anë të Cambiassos, pa rezultat.

As ekipi i i Piolit dhe as ekipi i Allegrit nuk kanë përse të shqetësohen, pasi renditen përkatësisht në vendin dytë dhe të 3-të, misioni i kualifikimit në Champions duket i kompletuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit