Home Sporti Macron dëshir...

Macron dëshiron Mbappen në Lojërat Olimpike: Do t’i bëj presion klubit të tij të ardhshëm!

41
0

Kylian Mbappe, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale ndaj Borussia Dortmund, do të luajë ndeshjet e fundit të Ligue 1, më pas finalen e “Coupe de France” kundër Olympique Lyon, pas së cilës aventura e tij me PSG do të ketë arritur në fund. Nuk është mister që numri 7 i parisienëve është dakortësuar për t’u transferuar te Real Madridi si lojtar i lirë në verë.

Ish-lojtari i Monaco do të duhet të luajë Kampionatin Evropian me Francën në Gjermani. Po kështu, siç shpresojnë në vendin transalpin, edhe Lojërat Olimpike të Parisit. Gjithsesi për këtë do të duhet të bindet edhe Real Madridi, i cili tashmë ka bërë të ditur se nuk do të lejojë pjesëmarrjen e lojtarëve të vet në Olimpiadë, pasi do të përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i intervistuar nga “RMC Sport”, shprehu mendimin e tij për këtë çështje: “Shpresoj që Mbappe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Në çdo rast, unë do të bëj sa më shumë presion mbi klubin e tij të ardhshëm. Sidoqoftë, si fillim po mendojmë për Kampionatin Evropian, kompeticion të cilin do të doja që Franca ta fitonte. Le t’i marrim ngjarjet sportive të kësaj vere me radhë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit