Home Sporti Zërat në merk...

Zërat në merkato, Juventus bën gati 40 milionë euro për Donnarumma-n

57
0
epa09224202 Milan?s Gianluigi Donnarumma celebrates during the Italian Serie A soccer match Atalanta BC vs AC Milan at the Gewiss Stadium in Bergamo, Italy, 23 May 2021. EPA-EFE/PAOLO MAGNI

Sipas ‘Todofichajes.com’, Gigio Donnarumma mund të rikthehet në Itali në merkaton e ardhshme të verës te skuadra e Juventusit. Sipas portalit spanjoll, prej disa javësh ka pasur kontakte mes drejtuesve të Juventusit dhe parisienëve për një operacion që do të ishte i bujshëm.

Sipas burimit, ende duhet kuptuar vullneti i lojtarit të datëlindjes 99-ë, i cili ishte afër Juventusit edhe para kalimit të tij në Paris. Al-Khelaifi vlerëson çmimin e ish-lojtarit të Milan-it, le të kujtojmë se ai u mor me kosto zero në vitin 2022, rreth 50 milionë euro.

Giuntoli ka punuar për të gjetur pasardhësin e Szczesny prej disa kohësh, ende i lidhur me një vit tjetër kontratë. Duke folur për zëvendësimin e polakut, muajin e fundit ka rifituar pozicione kandidatura e Di Gregorio nga Monza.

Siç raportohet edhe nga Calciomercato.it, drejtori i futbollit të Juventus-it është takuar me Adriano Gallianin për të folur mbi të gjitha për portierin që është rritur në sektorin e të rinjve të Inter-it.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit