Home Sporti Leipzig mund ...

Leipzig mund 4-1 Dortmundin, fiton edhe Bayern Munich. Dortmund është “dehur” nga suksesi në Champions League

67
0

Bundesliga gjermane zhvilloi katër ndeshjet e raundit të 31-të. Bayern Munich iu fal formës së mirë të Harry Kane dhe dopietës së anglezit në minutat 9 dhe 61 për të mundur 2-1 Frankfurtin, ndërsa përkohësisht shkurtoi Ekitike. Harry Kane në 42 ndeshje me bavarezët këtë sezon ka shënuar po kaq gola, duke hyrë në histori.

Dortmund duket se është “dehur” nga suksesi në Champions League dhe pas barazimit në fund me Leverkusen një javë më parë, sot u mund 4-1 nga RB Leipzig.

Paçka se shënuan të parët me Sancho pas 20 minutave lojë, verdhezinjtë u përmbysën nga golat e Openda, Sesko, Simanak dhe Baumgartner.

Te tri pikët këtë fundjavë doli edhe Uerder Bremen dhe Uolfsburg. Në 18:30 kampionët e shpallur të Bayer Leverkusen luajnë në shtëpi kundër Stuttgart.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit