Home POLITIKE Kë lider nga ...

Kë lider nga Europa duan shqiptarët? Meloni me pëlqyeshmërinë më të lartë

164
0

Kë lider nga Europa duan shqiptarët? Një sondazh nga ”Euronews Albania” ka zbuluar preferencat e popullit. Nga liderët evropianë janë vendosur krerët e shteteve më të fuqishme në Evropë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia. Pëlqyeshmërinë më të madhe mes shqiptarëve ndaj liderëve evropianë e ka Giorgia Meloni me 71,5 % e të anketuarve.

Olaf Scholtz Kancelari Gjerman dhe Emmanuel Macron Presidenti i Francës janë pak a shumë në të njëjtat nivele të përqindjes së pëlqyeshmërisë me 59,7 % Scholtz dhe 57,3 % Macron.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka pëlqyeshmëri në nivelin 41.5 % e të anketuarve. Sa i përket mendimit negativ për liderët evropianë, shqiptarët e kanë më të ulët mendimin negativ për Olaf Scholtz me 8,7 %, Georgia Meloni 13, 1%, Emanuel Macron 18,1 % e të anketuarve dhe 19,6 % për Rishi Sunak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit