Home Sporti “Unioni i Loj...

“Unioni i Lojtarëve” kërcënon FIFA-n: Hiqni dorë nga Botërori i Klubeve!

35
0

FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino kanë marrë një kërcënim të hapur nga Unioni i Lojtarëve dhe Ligat Botërore, ku përfshihet edhe Premier League që të heqin dorë nga zhvillimi i Botërorit të Klubeve në verën e vitit të ardhshëm në periudhën qershor-korrik.

Kjo kërkesë vjen si pasojë e mbingarkesës së futbollistëve ndërsa u theksua se FIFA merr vendime të cilat i shkojnë për shtat vetëm kësaj organizate pa menduar për pasojat dhe të gjithë profesionistët që preken nga këto vendime.

Në letrën paralajmëruese dërguar FIFA-s, Unioni i Lojtarëve dhe Ligat Botërore bëjnë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh atëherë do të kalohet te masat ligjore.

Madje, dy organizatat që kanë një bashkëpunim, Unioni i Klubeve dhe Ligat Botërore bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur të konsultohen me avokatë sa i takon kësaj çështje.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit