Home Aktualitet Ramadani ësht...

Ramadani është “maratonomaku” i Serie A, askush nuk ka vrapuar më shumë se ai

56
0

Ylber Ramadani është edhe zyrtarisht i konfirmuar nga statistikat, “maratonomaku” i Serie A. “Transfermarkt.it”, shpërndau së fundmi lojtarët me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi deri në këtë pikë të sezonit në elitën e futbollit italian.

Mesfushori i kombëtares që aktivizohet me Leccen, është i pari me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari, lë pas në këtë renditje emra si Ferguson, një nga zbulimet e Bolognas së Thiago Mottas, apo edhe Cristanten e Romës e Locatellin e Juventus.

Ramadani rezultoi si një nga lojtarët më të spikatur të Lecces duke u konsideruar si një prej titullarëve fiks të skuadrës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit