Home Aktualitet ”Erdgys...

”Erdgysi në lidhje me një 18-vjeçare”, familjarët e Almës: Ajo kishte parë një video të të dyve, edhe kur ka pirë kafe…

1024
0

Familja e Alma Arrazit, thotë se e ndjera prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari Erdgys Arrazi kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.

Kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren. Sipas familjes së Almës, Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 Maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali, ka parë të shoqin në një makinë me të dashurën 18-vjeçare.

Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna, aty ku kreu edhe aktin ekstrem.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit