Home Aktualitet Iu bë ate*tat...

Iu bë ate*tat në Belgjikë, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar

111
0

44-vjeçari shqiptar, Augustin Kaza i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në Brukselit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Brukselit.

Kaza u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Atentati u regjistrua të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30 në “Joseph Brandstraat” në Schaarbeek të Brukselit.

44-vjeçari, Augustin Kaza, ishte ulur në tarracën e një kafeneje, ku një burrë i maskuar duket teksa kalonte pranë tij, por papritur u kthye dhe e qëlloi katër herë. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks. Një ndër pistat që po hetohet është gjakmarrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit