Gjermania po përgatitet për duelin hapës të Botërorit kundër Japonisë. Strategu Hansi Flick ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes. Në seancën e paradites nuk ka marrë pjesë ylli i sulmit, Leroy Sane.
Anësori i Bayern Munich ka një dëmtim në gju dhe kjo është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit, që nuk zbulon më shumë detaje. Sane nuk mund të luajë ndaj Japonisë.
Gjermania është pjesë e grupit E në “Katar 2022”, ku do të garojnë edhe me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.