Të dielën (nesër), në oren 19.00, në Teatrin Kombëtar të Tiranës (Arturbina) do të shfaqet komedia “PROFESIONISTI”, vepër e dramaturgut të shquar serb Dushan Kovaçeviç .
Regjisor është i mirënjohuri, Leka Bungo (Nderi i Kombit ) .
Protagonisti i kësaj komedie do të interpretohet nga “Mjeshtri i Madh” Viktor Zhusti, një nga aktorët më të shquar të ekranit dhe skenës shqiptare .
Komedia trajton një nga temat më të mprehta të shoqerisë, siç është ajo e hapjes së Dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit komunist.