Një vatër zjarri vijon në kodrat me ullinj të fshatit Zhamë në Lushnje, terreni i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Nga zjarri rrezikohen banesat, pritet ndërhyrja e helikopterit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit dhe Rrogozhinës.