Juventus hedh sytë nga Reali, synon 3 nga lojtarët e madrilenëve
Juventus po punon intensivisht për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit bardhezi kanë kthyer vëmendjen nga Real Madrid, ku disa lojtarë mund të largohen gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, emri që kryeson listën e dëshirave të klubit torinez është Brahim Díaz. Ish-lojtari i Milanit konsiderohet alternativa ideale në rast se Juventusi nuk arrin marrëveshje me Bernardo Silva.
Mesfushori portugez kërkon rreth 8 milionë euro në sezon plus bonuse, një pagë që do ta kthente automatikisht në lojtarin më të paguar të skuadrës bardhezi, madje mbi Kenan Yıldız. Juventusi preferon një formulë me pagë fikse më të ulët dhe bonuse të lidhura me objektivat, ndaj negociatat mbeten të komplikuara.
Në këtë skenar, Brahim Diaz shihet si një opsion më i arritshëm. Kontrata e tij me Real Madridin skadon në vitin 2027 dhe klubi spanjoll nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë me parametra zero në të ardhmen. Për këtë arsye, madrilenët mund të hapin derën për një transferim gjatë verës.
Por Diaz nuk është emri i vetëm në radarët e Juventusit. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë po ndjekin me interes edhe situatën e David Alaba, ndërsa një tjetër profil që pëlqehet është sulmuesi i ri Gonzalo García.
Sulmuesi 22-vjeçar ende nuk ka shpërthyer plotësisht te Reali dhe Juventusi është gati t’i japë hapësirë, sidomos në një periudhë ku sulmi mund të pësojë ndryshime të mëdha, me të ardhmen e Dušan Vlahović ende të paqartë.
Formula e operacionit për Gonzalo Garcian mund të ngjajë me atë të përdorur vite më parë për Álvaro Morata, me Real Madridin që do të ruante një opsion riblerjeje në rast se lojtari shpërthen në Serie A.
KOHA JONË SONDAZH

