Porta e Alpeve/ Deputetja e PS, Koçeku kërkon vëmendje për rrugën e Dukagjinit dhe zonën

Deputetët diskutuan këtë të enjte në Kuvend, projektin “Porta e Alpeve”. Deputetja e PS, Marjana Koçeku vuri theksin tek nevoja për vëmendje të shtuar mbi Dukagjinin.

Ajo kërkoi që rruga e Dukagjinit duhet të jetë në fokus të projektit “Porta e Alpeve” dhe jo vetëm, pasi është një zonë që sipas ligjvënës promovon imazhin më të bukur të Shqipërisë në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

”Padyshim që një zonë si Dukagjini, që sjell turizëm për të gjithë rajonin, që promovon ekonomi qarkulluese dhe promovon imazhin më të bukur të Shqipërisë në mediat më të mëdha ndërkombëtare, duhet patjetër që të jetë pjesë e çdo projekti madhor që përfshin Shkodrën dhe veriun e vendit. Dhe të marrë vëmendjen e duhur, sidomos për infrastrukturën rrugore”,-tha Koçeku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?