FIFA publikon renditjen historike, Hungaria mban rekordin e golave në një edicion të vetëm të Botërorit

Të dhënat zyrtare të FIFA kanë nxjerrë në pah një renditje interesante të kombëtareve që kanë shënuar më shumë gola në një edicion të vetëm të Kupa e Botës FIFA.

Në krye të listës qëndron Kombëtarja e Hungarisë e vitit 1954, e cila vazhdon të mbajë një rekord të jashtëzakonshëm që prej më shumë se shtatë dekadash. Hungarezët realizuan plot 27 gola në vetëm pesë ndeshje, me një mesatare mbresëlënëse prej 5.4 golash për takim.

Botërori i vitit 1954 konsiderohet si një nga edicionet më spektakolare në histori për sa i përket numrit të golave, pasi edhe vendi i dytë i takon Gjermania Perëndimore së atij viti. Gjermanët shënuan 25 gola në gjashtë ndeshje, me një mesatare prej 4.2 golash për takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e tretë renditet Kombëtarja e Francës e Botërorit 1958, e cila realizoi 23 gola në gjashtë ndeshje. Pas saj vjen Kombëtarja e Brazilit e vitit 1950 me 22 gola, ndërsa Brazili i famshëm i vitit 1970 mban vendin e pestë me 19 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kombëtaret me më shumë gola në një edicion të Botërorit

  1. Hungaria – 27 gola në 5 ndeshje
  2. Gjermania Perëndimore – 25 gola në 6 ndeshje
  3. Franca – 23 gola në 6 ndeshje
  4. Brazili – 22 gola në 6 ndeshje
  5. Brazili – 19 gola në 6 ndeshje
  6. Argjentina – 18 gola në 5 ndeshje
  7. Brazili – 18 gola në 7 ndeshje
  8. Gjermania – 18 gola në 7 ndeshje
  9. Austria – 17 gola në 5 ndeshje
  10. Portugalia – 17 gola në 6 ndeshje
  11. Gjermania Perëndimore – 17 gola në 6 ndeshje

Statistikat tregojnë dominimin e kombëtareve evropiane dhe amerikano-jugore në aspektin ofensiv gjatë historisë së Kupës së Botës. Veçanërisht, Hungaria e vitit 1954 mbetet një nga ekipet më spektakolare që ka parë ndonjëherë futbolli botëror, pavarësisht se nuk arriti të fitonte trofeun.

Nga ana tjetër, Brazili është kombëtarja që shfaqet më shpesh në këtë renditje, me tre edicione të ndryshme në mesin e skuadrave më produktive, një dëshmi e traditës së saj sulmuese dhe suksesit në arenën ndërkombëtare.

Edhe sot, më shumë se 70 vjet pas Botërorit të vitit 1954, asnjë kombëtare nuk ka arritur të thyejë rekordin e 27 golave të Hungarisë në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, duke e bërë atë një nga arritjet më të veçanta në historinë e futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?