FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Pirati” Muriqi drejt Fenerbahçes, Mallorca dhe Lazio përfitojnë 15 milionë euro

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është pranë largimit nga Mallorca pas disa sezonesh të suksesshme në La Liga. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, gjithçka është mbyllur për transferimin përfundimtar të sulmuesit te Fenerbahçe.

Marrëveshja kap vlerën totale prej 15 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh se Muriqi mbushi 32 vjeç në muajin prill. Sulmuesi pritet t’i japë fund aventurës së tij në Spanjë për t’u rikthyer në futbollin turk, ku më parë ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Nga ky transferim do të përfitojë edhe Lazio. Klubi italian kishte ruajtur 45 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e lojtarit dhe, sipas përllogaritjeve, pritet të arkëtojë rreth 7 milionë euro nga operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muriqi largohet nga Mallorca si një prej figurave më të rëndësishme të viteve të fundit në historinë moderne të klubit. Gjatë qëndrimit të tij në ishull, ai realizoi 58 gola dhe dhuroi 12 asistime në 155 ndeshje zyrtare, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?