FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Autobusi del nga rruga në Shëngjin dhe përfundon në kanal

Një autobus i një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, pas një manovre të papritur gjatë lëvizjes në një segment të ngushtë rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ishte duke u kthyer nga Shëngjini dhe, me qëllim shmangien e trafikut, drejtuesi kishte zgjedhur një rrugë dytësore më të ngushtë në zonë. Situata është komplikuar kur në drejtim të kundërt është shfaqur një automjet tjetër.

Për të shmangur një përplasje të mundshme, shoferi i autobusit ka kryer një manovër devijuese, e cila ka bërë që mjeti të dalë jashtë kontrollit dhe të përfundojë në kanalin anësor të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, në autobus nuk ndodheshin pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit të agjencisë turistike. Të gjithë kanë arritur të dalin nga mjeti menjëherë pas incidentit dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë më tej rrethanat e sakta të aksidentit dhe dinamikën e plotë të manovrës që çoi në daljen e mjetit nga rruga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?