FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanadaja fitore tenistike ndaj Katarit, Meksika mund Korenë e Jugut dhe siguron kualifikimin

Kanadaja ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e Grupit B të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Katarin me rezultatin e thellë 6-0.

Kanadezët dominuan takimin nga fillimi deri në fund. Golin e parë e realizoi Cyle Larin në minutën e 16-të, ndërsa Jonathan David ishte protagonisti absolut i mbrëmjes me katër gola, të shënuar në minutat 28, 45+3, 90+1 dhe një tjetër gjatë sfidës. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Saliba në minutën e 63-të dhe Jacob Shaffelburg në minutën e 74-t.

Megjithatë, fitorja e thellë u zbeh disi nga një incident i rëndë. Mesfushori kanadez i Sassuolos, Ismael Koné, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim te stafi teknik dhe tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata për Katarin u përkeqësua edhe më shumë në pjesën e dytë, pasi skuadra e Gjirit e mbylli ndeshjen me vetëm nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meksika ndërkohë ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave të finales së Botërorit 2026, falë fitores minimale 1-0 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e Grupit A.

Takimi u vendos nga goli i Luis Romo në minutën e 49-të. Mesfushori meksikan përfitoi nga një pasiguri e portierit koreano-jugor Kim Seung-Gyu, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të arta.

Me këtë sukses, Meksika siguron matematikisht kalimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa Koreja e Jugut mbetet në garë për një vend në raundin tjetër në ndeshjet e mbetura të grupit.

Kanada vs Katar - Highlights – FIFA World Cup 2026 | Botërori 2026 TV KLAN
Meksikë vs Koreja e Jugut - Highlights – FIFA World Cup 2026 | Botërori 2026 TV KLAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?