FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skuterat elektrikë, nën 15 vjeç nuk lejohet. Duhet të pajisen me kaskë si motoristët

Qeveria e Spanjës ka miratuar ndryshime në Rregulloren e Përgjithshme të Trafikut, duke vendosur detyrime të reja për përdoruesit e automjeteve të lëvizshmërisë personale, përfshirë skuterët elektrikë.

Për herë të parë, reforma përcakton një moshë minimale prej 15 vjeç për drejtimin e këtyre mjeteve, ndërsa përdorimi i kaskës bëhet i detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit.

Masat janë pjesë e një pakete më të gjerë të propozuar nga Ministria e Brendshme e Spanjës dhe Drejtoria e Përgjithshme për Trafikun, me synimin për të rritur sigurinë rrugore për këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët dhe përdoruesit e skuterëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Shqipëria po shikon legjislacionin spanjoll që ta miratojë për skuterat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas rregullave të reja, drejtuesit e skuterëve elektrikë do të jenë të detyruar të mbajnë dritat ndezur gjatë natës ose në kushte me dukshmëri të kufizuar, si dhe të përdorin veshje apo aksesorë reflektues. Shkelja e këtyre detyrimeve mund të ndëshkohet me gjoba deri në 200 euro.

Autoritetet spanjolle kanë theksuar se reforma synon të përshtatë legjislacionin e trafikut me ndryshimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në fushën e transportit urban dhe lëvizshmërisë personale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?