FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje e re SHBA-BE, Presidenti Trump paralajmëron tarifa doganore 100%

Presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer në sulm, duke kërcënuar sërish Evropën për taksën mbi shërbimet dixhitale, duke ngritur sërish fantazmën e tarifave doganore, ndërsa njëkohësisht ka lëshuar edhe një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke denoncuar një “shkelje të armëpushimit në Hormuz.

Sulmi i ri i dyfishtë erdhi përmes dy postimeve të publikuara njëri pas tjetrit, ku presidenti amerikan shfryn frustrimin e tij duke vënë në shënjestër ata që tashmë janë bërë objektivat e tij të preferuar.

“Shumë vende evropiane po diskutojnë vendosjen e afërt të një takse mbi shërbimet dixhitale që do të rëndojë kompanitë amerikane. Kushdo që vendos një taksë të tillë, do të përballet menjëherë me një tarifë doganore prej 100% për të gjitha mallrat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në Truth Socia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka hyrë edhe një herë në kurs përplasjeje me aleatët përtej Atlantikut, pas konfliktit të fortë për mungesën e mbështetjes së tyre në luftën kundër Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigjja e Brukselit erdhi menjëherë.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare kanë të drejtën sovrane të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin e tyre”, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Evropian, duke paralajmëruar se “masat e njëanshme janë të pajustifikuara. Nëse ato miratohen, BE-ja do të reagojë shpejt dhe me vendosmëri”.

 

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?