FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nisma e Prefekturës së Tiranës për hapjen e korridoreve pyjore për zjarrfikëset, Hajdari: Të ruajmë fondin pyjor

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka njoftuar nisjen e një aksioni për hapjen e rrugëve pyjore në zonat me risk, me synim parandalimin e zjarreve dhe rritjen e kapaciteteve për ndërhyrje të shpejtë në rast emergjencash.

Sipas prefektit puna ka nisur nga kodrat e Baldushkut, ku po ndërhyhet për hapjen e rrugëve pyjore, të cilat konsiderohen një garanci e rëndësishme për mbrojtjen e fondit pyjor dhe lehtësimin e aksesit të forcave operacionale në rast zjarresh. Prefekti bëri të ditur se në fillim të javës, me mbështetjen e forcave xheniere të Ushtrisë, do të nisë hapja e rrugëve pyjore edhe në zonat Berzhitë-Petrelë-Pëllumbas dhe Zall-Herr-Priskë e Vogël–Brar.

”Nisëm nga kodrat e Baldushkut, hapjen e rrugeve pyjore, të cilat janë garanci e siguri për tu mbrojtur nga zjarret! Kordinuam me Drejtoreshën e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit Julinda Dhame, Drejtorin e Sherbimit Zjarrfikës Shkelqim Goxhaj dhe punonjësit e tyre dhe të Prefekturës, hapjen e rrugëve pyjore, për te parandaluar zjarret, apo për të ndërhyre me shpejtësi per shuarjen e tyre. Në fillim te javës, me forcat xhenjere të ushtrisë, fillojme hapjen e rrugeve në zonen Berzhite- Petrele-Pellumbas, Zallherr-Priskë e Vogël- Brar. Të gjithë bashkë të ruajmë fondin pyjor të Tiranës dhe të mbrojme pronën e jetën e qytetarëve”,-shkruan Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?