FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko. Selmani nuk u paraqit në seancë. Tashmë, nga arresti në shtëpi, ai duhet të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja u rikthye për gjykim në Apelin e GJKKO-së nga Gjykata e Lartë, ndërsa Selmani u lirua pak kohë më parë në ‘arrest shtëpie’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO për përfshirje në ekzekutimin e Santiago Malkos më 27 gusht 2019. Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?