Trump do të presë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme, sipas burimeve të qeverisë amerikane. Një zyrtar amerikan tha sot se vizita është planifikuar, por detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Edhe Zelensky konfirmoi se do të udhëtojë drejt SHBA-së, përmes një deklarate, por pa dhënë hollësi mbi takimin. Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kohët e fundit, kanë kaluar në plan të dytë për shkak të konfliktit me Iranin.

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së, Sergei Lavrov dhe Marco Rubio, diskutuan dje për luftën ruse në Ukrainë gjatë një takimi në Manila. Pas takimit, Rubio u tha gazetarëve se nevojiten propozime dhe ide të reja për të bërë përparim drejt paqes në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai përmendi humbjet e mëdha të Rusisë në periudhën e fundit, si dhe vuajtjet e popullit ukrainas. Sipas tij, të dyja palët kanë interes për t’i dhënë fund luftës, që ka vazhduar që nga shkurti i vitit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?