Mbappe ka një mesazh për tifozët: Humbja në gjysmëfinale na dhemb ende!

Kylian Mbappe ka reaguar pas përfundimit të Kupës së Botës, duke e cilësuar rrugëtimin e Francës në turne si “të jashtëzakonshëm”, por pranoi se mungesa e një trofeu për ekipin kombëtar mbetet një dhimbje që do të zgjasë.

Kapiteni i “Gjelave” iu drejtua tifozëve francezë përmes një letre të hapur të publikuar në disa media vendase, përfshirë “L’Équipe”, ku foli për emocionet pas Botërorit dhe zhgënjimin nga mosarritja e objektivit kryesor.

“Jam krenar që fitova titullin e golashënuesit më të mirë, por do të kishte qenë shumë më bukur nëse bashkë me të do të kisha edhe Kupën e Botës”, shkroi sulmuesi i Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbappé, i cili mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve me 22 gola, vlerësoi paraqitjen e shokëve të skuadrës, duke theksuar se lojtarët e Francës “mund të jenë krenarë sepse dhanë gjithçka në fushë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesazhin e tij, 27-vjeçari falënderoi bashkëlojtarët, tifozët dhe stafin e kombëtares, duke përmendur edhe ata persona që zakonisht nuk marrin vëmendje publike, por që sipas tij janë thelbësorë për suksesin e një ekipi.

Një falënderim të veçantë Mbappé ia kushtoi edhe ish-trajnerit Didier Deschamps, i cili u largua nga drejtimi i Francës pas turneut.

“I kam thënë Didierit gjithçka që duhej t’i thosha. Ai e di”, u shpreh ylli francez.

Në fund të letrës, Mbappé falënderoi publikun francez për mbështetjen e vazhdueshme, edhe në momentet më të vështira.

“Ju nuk na braktisët kurrë, as në momentet më të vështira, as kur ndoshta nuk e meritonim. Kjo histori është shkruar nga miliona duar, jo vetëm nga 11 lojtarë në fushë, të gjithë të bashkuar nga e njëjta pasion”, përfundoi kapiteni i Francës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?