Egnatia kërkon historinë në Champions League, sonte luan duelin vendimtar në Slloveni

Egnatia rikthehet sonte në arenën europiane me një objektiv të madh: kualifikimin në raundin e tretë eliminator të Champions League. Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rrogozhinë, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Sllovenisë për të luajtur aktin final ndaj Celjes.

Skuadra e trajnerit Nevil Dede e di se sfida nuk do të jetë e lehtë, por rezultati i takimit të parë ka lënë gjithçka të hapur. Rrogozhinasit do të kërkojnë një paraqitje perfekte për të siguruar një tjetër moment historik në aventurën e tyre europiane. Një nga pikat ku Egnatia duhet të përmirësohet është mbrojtja, ndërkohë që sulmi për momentin duket në formë të mirë për të tentuar befasinë.

Në sfidën ndaj Celjes pritet të mungojë Bakajoko për shkak të një dëmtimi, ndërsa Aleksi me shumë mundësi do ta nisë sërish nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast kualifikimi, Egnatia do të përballej në raundin e tretë eliminator me fituesin e çiftit Ararat–Shamrock Rovers, një duel që konsiderohet ndër më të favorshmit në short. Kampionët shqiptarë siguruan kalimin në këtë fazë pasi eliminuan në raundin e parë moldavët e Petrocub.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja mes Celjes dhe Egnatias do të zhvillohet sonte në orën 20:15, ndërsa drejtësinë do ta vendosë arbitri holandez Kooij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?