Ronaldo dhe Georgina drejt martesës? Ceremonia mund të mbahet këtë fundjavë pranë Lisbonës!

Mediat rozë në Portugali, por edhe ato të përgjithshme, janë përfshirë nga spekulimet se Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të publikuara në orët e fundit, ceremonia pritet të zhvillohet mes të premtes dhe të shtunës në një zonë pranë Lisbonës. Fillimisht u përfol se çifti do të martohej në ishullin Madeira, vendlindja e yllit portugez, por tashmë gjithnjë e më shumë po qarkullon hipoteza se dasma mund të organizohet në Sintra, në ambientet e vilës së famshme neogotike Quinta da Regaleira.

Dyshimet janë shtuar pasi institucioni që administron këtë monument historik ka refuzuar të komentojë zërat, duke u mjaftuar me një “pa koment”, çka ka nxitur edhe më shumë spekulimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Cristiano Ronaldo kishte deklaruar më herët, në një intervistë për gazetarin Piers Morgan, se martesa do të zhvillohej pas përfundimit të Kupës së Botës, pa bërë të ditur një datë apo vend konkret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë në një lidhje prej dhjetë vitesh dhe kanë një familje me pesë fëmijë, tre prej të cilëve kanë lindur përpara se çifti të niste marrëdhënien e tyre. Megjithatë, vetëm në gusht të vitit 2025 ata njoftuan zyrtarisht fejesën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?