I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 50-vjeçari arrestohet në Durrës
Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Gentian Likën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Ndalimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “FAST”, pas veprimeve të koordinuara mes Sektorit për Kërkimin FAST Albania në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Sipas Policisë, pas punës operative u bë e mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i 50-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të marrë nga autoritetet italiane në mars të vitit 2025.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë për trafik narkotikësh.
KOHA JONË SONDAZH

