Sidorela Vatnikaj: Rama të hetohet si një nga politikanët më të korruptuar, duam një Shqipëri normale

Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj në diën e 74-tër të protestës ka denoncuar emigrimin e dhimbshëm të të rinjve dhe trysninë e sistemit mbi qytetarët e ndershëm. ”Të rinjtë tanë rrezikuan jetën me gomone dhe kamionë për të emigruar sepse jeta në Shqipëri për ta ishte e pamundur. Qeveria e Edi Ramës që kriminalizoi Shqipërinë, tentoi të kriminalizojë edhe rininë shqiptare.

Kemi një kërkesë bazike. Kërkojmë të jetojmë në një Shqipëri normale ku të mos jesh kriminel nuk është turp, ku të zgjedhësh të jetosh në vendin tënd pavarësisht se nuk do t’i shërbesh autokracisë së Edi Ramës dhe sistemit të tij nuk është turp!

Kërkojmë të ndërtojmë një Shqipëri normale ku puna e ndershme të bën të jetosh me kokën lart dhe të mos shfrytëzohesh me orë të tëra në punë për një jetë bazike. Zoti kryeministër nuk je politikan i ri. Nuk te ben veshja apo batutat e lodhura. Esh te koha te ikësh dhe drejtësia te te hetoje si nje nga politikanet me te korruptuar te këtij sistemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?