Milani triumfon edhe në shtëpi ndaj Venezias, zhbllokohet Goncalo Ramos
Milani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur 2-0 Venezian në “San Siro”, në debutimin e trajnerit Ruben Amorim para tifozëve kuqezi. Pas suksesit ndaj Torinos, Milani mori edhe tri pikë të tjera falë golit të Gonçalo Ramos dhe autogolit të Halhalit.
Takimi nisi me ritëm të mirë për vendasit, të cilët krijuan disa raste të rrezikshme. Ramos pati mundësinë e artë në minutën e 12-të, por u ndal nga portieri Stankovic. Edhe Venezia reagoi, me Maignan që neutralizoi një goditje të Adams, ndërsa Pavlovic bllokoi tentativën e Yeboah në minutën e 24-t.
Ramos humbi një tjetër mundësi të mirë në minutën e 37-të, pas një krosimi të Chukëuezes. Në fundin e pjesës së parë, edhe sulmuesi nigerian shpërdoroi një rast të favorshëm, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë, Milani rriti presionin. Musah goditi traversën në minutën e 55-të, ndërsa Ramos vazhdoi të kërkonte golin e parë në “San Siro”. Më në fund, në minutën e 69-të, portugezi realizoi me një goditje diagonale, pas asistimit të Saelemaekers.
Në fund, Milani vulosi fitoren në minutën e 89-të. Jashari gaboi përballë portës, por topi i devijuar nga Stankovic përfundoi te Halhali, i cili shënoi autogol.bMilani shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Venezia mbetet pa pikë.
KOHA JONË SONDAZH

