Humb jetën 40-vjeçari në Vaun e Dejës, elektricisti lufton për jetën pas aksidentit me energjinë elektrike
Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Karmë, në Vaun e Dejës, ku dy persona dyshohet se janë goditur nga rryma elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima është 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
Ndërkohë, 46-vjeçari David Deda, elektricist me profesion, ka mbetur i plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5154

