Home ShowBiz A do të anulo...

A do të anulohet ”Eurovision 2022” për shkak të luftës?

117
0

Në një kohë që bota po shikon tmerret e sulmeve ruse në Ukrainë, shumë njerëz kërkojnë që festivali Europian i Këngës të anulohet.

Organizatorët e ”Eurovision Song Contest 2022” po përballen me një sërë kërkesash për të ndaluar Rusinë të konkurrojë në festivalin e këtij viti. Në mesin e emrave që kërkojnë përjashtimin e Rusisë është transmetuesi shtetëror ukrainas, UA:PBC.

Kryetarja e bordit, Mykola Chernotytsky, shkroi një letër të hapur duke kërkuar nga EBU të përjashtojë Rusinë nga ”Eurovision Song Contest 2022”.

European Broadcasting Union (EBU), që organizon konkursin, publikoi një deklaratë duke thënë ”Eurovision Song Contest është një ngjarje kulturore jopolitike. EBU është e shqetësuar për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”.

Nëse merret vendimi për po, kjo do të jetë hera e dytë që festivali nuk do të zhvillohet që prej krijimit në 1956. Për herë të parë u anlua në 2020 për shkak të Covid-19. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga kënëtarja Ronela Hajati, me këngën ”Sekret”. Këtë vit festivali do të mbahet në Turin të Italisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit