Home KRYESORE A do të dalin...

A do të dalin këtë të hënë qytetarët në protestë, ora 17.00, para Kryeministrisë?

684
0

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-

Kriza energjitike po ulet këmbëkryq në Shqipëri. E pohoi kryeministri Rama, i cili tha se kjo krizë mund të zgjasë deri në fund të vitit tjetër. Shefi i qeverisë shqiptare doli para medias dhe sqaroi se kjo vjen si pasojë e krizës botërore nga rritja e çmimit të gazit, etj,etj.

Me tej Edi Rama sqaroi se nuk do ketë rritje të çmimit të enegjisë elektrike për shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Ndërkohë krejt barrën e krizës do ta marrë mbi supe biznesi i mesëm dhe i madh. Në lidhje me biznesin e madh nuk ka ndonjë shqetsim pasi kanë përfituar tenderime, koncensione, privatizime, etj nga qeveria dhe e kanë arkën plot edhe sikur kriza të vazhdojë 5 vite!

Barra e rritjes së çmimit do të bjerë kryesisht mbi biznesin e mesëm.

Po kush është biznes i mesëm sipas kritereve të tatimeve shqiptare? Çdo biznes që ka mbi dy veta të punësuar në sigurime shoqerore. Biznes i vogël quhet ata që dalin anash trotuarve për të shitur apo kanë një kioskë me dy veta. Natyrisht që përbëjnë një përqindje jo të vogël të popullsisë.

Ndërsa biznesi i mesëm, të cilët janë mbi afro 60 % të bizneseve shqiptare si numër, do jetë pre e rritjes së frikshme të energjisë.

Marifeti qeverisës që justifikohet se nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjet do të zbulohet pas një muaji. Mundet të mos ketë direkt në faturën e tyre rritje të çmimit, por indirekt do rriten çmimet e bukës, miellit, ushqimeve dhe krejt rrjetit të zinxhirit të jetës normale të familjeve shqiptare.

Dhe kjo rritje nuk do të ketë më kthim. Ndërkohë që rritje pagash dhe pensionesh nuk do të ketë, pasi kryeministri tha se kjo do të thotë vdekje e ekonomisë dhe e shtetit.

Ndërkohë PD dhe LSI bëjnë vetëm deklarata nga zyra apo facebook-u dhe nuk organizohen me popull për ti bërë presion qeverisë që të mos e shtrenjtojë jetën ekonomike te qytetarëve. Lulzim Basha thuhet se mbetet i blerë nga kryeministri, kurse LSI e mbledhur kruspull akoma pa orientim nga goditja që mori në zgjedhje, pra opozita nuk duket gjëkundi.

Ndaj kryeministri, ndonëse i tensionuar brenda vetes, prapë nuk ka shqetsim nga protestat popullore opozitare sepse opozita është në vdekje klinike për momentin.

E vetmja shpresë mbetet reagimi i shoqerisë civile, duke bërë thirrje në rrjetet sociale për protestë të madhe ditën ora 17.00 përpara kryeministrisë.

Një aktivist dhe intelektual që ka marrë inisiativën, edhe i vetëm, është avokati Adriatik Lapaj që para disa ditëve ishte me qindra protestues para zyrës së Edi Ramës. Ai në emisionin televiziv te Arian Çani përballë kryeministrit Rama deklaroi se ditën e hënë do dal para kryeministrisë për të prottesuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe krejt ushqimeve për një familje shqiptare.

Me ironi kryeministri i tha avokatit të mbrojtjes së qytetarëve se “do mbetesh i vetëm në protestë”!

Qeveria thotë se çmimi rritet jo për fajin e tyre, por sipas specialistëve kjo krizë vjen nga keqmenaxhimi i këtij sektori. Ata shpjegojnë se qeveria ka shitur energji shumë lirë dhe tani do ta blejë shtrenjtë, duke ia kaluar faturën popullsisë.

Mjaft ekspertë mendojnë se nuk ka vend për të rritur çmimet e energjisë eletrike për konsumatorët shqiptarë, nëse çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar do të jenë të larta për një periudhë kalimtare duke marrë në konsideratë, sias tyre se ka mjaft hapësira për të përmirësuar dhe menaxhimin e këtij sektori.

Mbetet të shikohet nëse ditën e hënë ora 17.00 a do ketë qytetarë që do të dalin para kryeministrisë si presion që të detyrojnë qeverinë të mos rrisë jetesën e tyre ekonomike?

Apo Adriatik Lapaj do jetë vetëm siç i tha kryeministri.

Ndërkohë në rrjetet sociale ziejnë komentet dhe përbetimet se ditën e hënë do mbushim Bulevardin para Kryemistrisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit