Home Aktualitet A do t’i bash...

A do t’i bashkojë PDIU votat me PS për Reformën Zgjedhore? Idrizi: Do ulemi në tryezë

97
0

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se është ende herët për të folur nëse forca politike që ai drejton, do t’i bashkojë votat me PS-në për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë në ABC News, Idrizi u shpreh PDIU-ja është në të drejtën e saj që të jetë në tryezën për reformën zgjedhore dhe ka legjitimitetin e saj.

“PDIU është në të drejtën e saj që të jetë në tryezë dhe ka legjitimitetin e saj. Është shpejt për të folur, por ne duhet të rregullojme me shpejtësi ato gjëra që janë pranuar nga të gjithë. Të rregullojmë herësin, të implementojmë dhe vërejtjet e OSBE ODIHR. Unë do të isha për një sistem zgjedhor propocional kombëtar”, theksoi ai.

Ndërkaq, në lidhje me krijimin e një federate të opozitës dhe situatën brenda PD, Idrizi deklaroi se:” Unë nuk e di akoma që është themeluar ndonjë federatë, por e përshëndes dhe besoj se është një hap pozitiv.

Të treja palët flasin për demokratët, por për demokratët duhet t’iu ikin kundërshtive që kanë. E kanë detyrim që të bashkohen, jo thjesht si numra, por për një gjë të re, për një program, figura të reja? Thashë që kjo është një një ide në prematurë që nuk shoh të zhvillohet, se nuk shoh se ka mbaruar akoma lufta civile në Partinë Demokratike”,-tha Idrizi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit