Home Aktualitet A do t’i treg...

A do t’i tregojë Ahmetaj shokët? Imeraj: Flet për pafajësi, s’mund të flasë për persona të tjerë

36
0

Prej disa ditësh është folur për mundësinë që Arben Ahmetaj të flasë për përfshirjen e personave të tjerë në aferat për të cilat ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj shprehet se për sa kohë ish numri dy i qeverisë Rama pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale, gjasat që ky skenar të ndodhë janë të pakta.

“Për sa kohë që ai pretendon që nuk ka kryer vepra penale, nuk mund të presim që të na japë disa elementë të ngjarjes së ndodhur, apo përfshirjes së personave të tjera”,-tha Imeraj në ”A2cnn”.

Po ashtu, sipas ish-kryeprokurores, mosprezenca e ish-ministrit Ahmetaj nuk e pengon SPAK-un që të vijojë me punën e tij në kërkimin e provave të reja dhe hetimin në tërësi.

”Ahmetaj ka dhënë deklarime në SPAK. Ka shprehur qëndrimin e tij. Nuk dimë se çfarë qëndrimi ka mbajtur. Apo nëse ka dhënë detaje që mund të cojnë në drejtime që cfarë do të bëjë më tutje”,-tha më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit